Kumbulla: Mbrëmje magjike, s’e mendoja kurrë që ëndrra do bëhej realitet

by admin
Spread the love

Marash Kumbulla është futur në histori, pasi është lojtari i parë i kombëtares shqiptare që fiton një kompeticion europian.

Qendërmbrojtësi nuk zbriti asnjë minutë në fushë kundër Feyenoord, por gjithsesi emocionet i pati të mëdha pasi Roma e tij e ngriti trofeun në “Arenën Kombëtare” në Tiranë.

“Dje për mua ishte një mbrëmje magjike, që do ta kujtoj për gjithë jetën! Fitimi i trofeut tim të parë në Shqipërinë time është, jo vetëm një krenari e madhe për mua, por është një ëndërr që nuk e kisha menduar kurrë se mund ta bëja realitet.

Kjo është për ju që në çdo ndeshje na bëni të ndjejmë gjithë dashurinë tuaj. Kjo është për familjen time që më ka dhënë gjithçka. Kjo është për Italinë, kjo është për Shqipërinë. Roma e fitoi”, shkruan Kumbulla në rrjetet sociale. / oversport.tv

You may also like