Kulla në vend të selisë së PD, Basha i jep përgjigjen e fortë Sali Berishës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, iu përgjigj akuzave të ish-kryeministrit Berisha për ekzistencën e një projekti për ndërtimin e kullave në vendin ku ndodhet selia e Partisë Demokratike.

Nga ambientet e jashtme të prokurorisë, ku u morr në pyetje për protestën e 8 janarit, Basha u shpreh se akuzat e Berishës janë të pavërteta. Sipas tij ish-kryeministri dhe Rama mashtrojnë për të dobësuar opozitën, duke dëmtuar në këtë mënyrë interesin publik të shqiptarëve.

Deklarata e Bashës:

“Është një gënjeshtër shtesë dhe kjo i shërben Sali Berishës dhe Edi Ramës. Ata i shërbejnë njëri tjetrit në këtë situatë, Partia Demokratike dhe unë si kryetar i saj po pengohemi të bëjmë punën tonë. Kushdo që ka dy pare mend në kokë e kupton se nga këto gënjeshtra fiton Edi Rama dhe Sali Berisha, dëmtohet Partia Demokratike dhe përmes saj interesi publik dhe interesi i shqiptarëve. Duhet sa më pak të merremi me të shkuarën dhe sa më shumë të inkurajojmë qytetarët të cilët janë shumica. Këta duhet të jenë e shkuara, në mendjen time janë e shkuara. Në grupin parlamentar të partisë demokratike dhe në punën tonë janë hallet e shqiptarëve. Kemi një pakicë që do ta mbajë Shqipërinë kështu siç është dhe një shumicë që kërkon ndryshimin dhe përmirësimin e jetës së shqiptarëve”, tha Basha.

You may also like