Kukësi zyrtarizon një tjetër afrim, firmos për tre sezone me 23-vjeçarin

by admin
Spread the love

Kukësi ka bërë një tjetër afrim në merkato. Verilindorët kanë firmosur me mesfushorin nga Mauritania, Abdou M’Bark El Id. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kukësi me anë të një njoftimi në rrjetet sociale.

Në të thuhej se Abdou M’Bark El Id ka firmosur me Kukësin që në verë, por vonesat me vizën kanë bërë që futbollisti të bashkohet me vonesë në ekip. Ai ka nënshkruar një kontratë që do ta mbajë të lidhur deri në vitin 2025.

“Zyrtare! Abdou M’Bark El Id është futbollist i Kukësit

Futboll Klub Kukesi njofton se mesfushori Abdou M’Bark El Id është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 23-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin një kontratë deri në verën e vitit 2025 duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.

Mesfushori nga Maurtiania ka firmosur me ekipin tonë në merkaton e verës, por vonesat me vizën kanë bërë që futbollisti të bashkohet me vonesë me ekipin. M’Bark është aktivizuar me ekipe si Concorde dhe Nuadhibou në kampionatin e tij dhe ne Numancia B në Spanjë.

Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje mesfushorit M’Bark dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Welcome Abdou”, shkruhej në postimin e Kukësit. /oversport.tv

You may also like