Kukësi mendon për të forcuar ekipin, gati të rikthejë në skuadër një ish

by admin
Spread the love

Agim Ibraimi mund të jetë përforcimi i parë i parë i Kukësit për merkaton e janarit. Klubi verilindor po synon të kthejë në organikë 34-vjeçarin i cili për momentin nuk është pjesë e asnjë klubi.

Palët kanë nisur diskutimet për një rikthim të mundshëm të shqiptarit nga Maqedonia, por për momentin ende nuk ka një marrëveshje. Megjithatë, gjuha e përbashkët mund të gjendet shumë shpejtë dhe Ibraimi të riveshë fanellën e Kukësit.

Ibraimi ka qenë edhe prezent në sfidën e javës së 14-të të “Abissnet Superiore” midis Partizanit dhe Kukësit ku foli edhe për mikrofonin e Oversport. 34-vjeçari nuk e mohoi faktin se mund të rikthehet sërish në elitën e futbollit shqiptar.

Ibraimi ka qenë pjesë e verilindorëve në sezonin 2020-2021, përpara se të transferohej në kryeqytet te Dinamo. Më parë 34-vjeçari ka luajtur edhe me Cagliarin në Serie A, Shkëndijën e Tetovës, Mariborin, por edhe shumë ekipe të tjera. /oversport.tv

You may also like