Kujtim Gjuzi: Po punojmë të rikthejmë monarkinë me referendum

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kujtim Gjuzi, i ftuar në Abcnews përmendi faktin që në parlament, Kryeministri Rama i thërriste “naltmadhni”, i pyetur nga gazetari se përse Kryeministri e thërriste ashtu, Gjuzi e lidh me rëndësinë që ka monarkia në Shqipëri.

Më pas, teksa është pyetur nëse mendon se një ditë Shqipëria mund të rikthehet sërish në monarki, ai u shpreh se kjo është në dorë të fuqive të mëdha.

Gjithashtu, Gjuzi shtoi se sipas bashkëbisedimeve që ka me princ Lekën, kjo do momentin dhe kohën e vet.

Pjesë nga biseda:

Pyetje: Pse ju thotë Rama Naltmadhni?

Po pra ai e thotë këtë për të provokuar se ju e patë, të kthehemi prapë tek shkëlqelsia e saj ambasadore e cila kur e pa që nuk po vendoste dot lidership për të qetësuar gjakrat atëherë vajti tek princ Leka në oborr dhe vajti bashkë me atë sekretarin amerikan. Ishte për t’i thënë disa liderëve te tjerë që shiko ne e kemi këtë këtu”.

Pse zoti Gjuzi ju mendoni që një ditë Shqipëria mund të rikthehet sërish monarki?

Këtë gjithmonë e kanë në dorë fuqitë e mëdha, e kanë britanikët e theksoj, e ka Vatikani dhe e ka SHBA. Sipas bashkëbisedimit tim me princ Lekën e dytë, kjo do momentin dhe kohën e vet, ne punojmë që të ketë një referendum për monarki kushtetuese me kuvend që mbreti ka të drejtë t’i thotë kryeministrit jo nuk do jesh ti, do jetë dikush tjetër edhe kur ti fiton zgjedhje”.

You may also like