Kufizim të aksesit të Ukrainës në Starlink. Elon Musk: Të parandalojmë përshkallëzimin që na çon në Luftën III Botërore

by admin
Spread the love

Elon Musk ka deklaruar se kufizimi i aksesit në internet përmes Starlink për ushtrinë ukrainase është bërë për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit.

“Starlink është shtylla kurrizore e komunikimit të Ukrainës, sidomos në linjat e frontit ku thuajse të gjitha lidhjet e tjera të internetit janë shkatërruar. Por ne nuk do të mundësojmë përshkallëzimin e konfliktit që mund të çojë në Luftën III Botërore“, është shprehur ai.

Një javë më parë, presidenti i SpaceX, Gwyne Shotwell deklaroi se shërbimi i ofruar nga Starlink nuk ka qenë ideuar për t’u militarizuar dhe shndërruar në armë konfliktesh dhe për rrjedhojë kompania ka marrë masa kufizimi.

“Ukrainasit e kanë shfrytëzuar atë në mënyra që nuk kanë qenë qëllimi ynë dhe pjesë e ndonjë marrëveshjeje“, ka thënë ai.

You may also like