Kudus vendos sfidën me Nijmegen, Ajaxi s’i ndahet Feyenoordit

by admin
Spread the love

Ajaxi i Amsterdamit nuk e ndal serinë e ndeshjeve pozitive në Eredivisje, ku mbetet rivali kryesor i Feyenoordit kryesues për titullin kampion.

“Harkëtarët” fituan me rezultat minimal ndaj Nijmegen, duke rikthyer diferencën prej tri pikësh me liderët e kampionatit.

Goli i vetëm i shënuan në “Johan Cruijf Arena” u shënua nga Kudus në minutën e 52-të, i shërbyer nga kapiteni Dusan Tadic.

Më të njëjtin rezultat 1-0 fitoi edhe PSV Eindhoven në fushën e Walëijk falë golit të Bakayokos, i shënuar në minutën e  35-të.

PSV gjithashtu mbetet në garë për titullin me 49 pikë, tri më pak se Ajaxi e gjashtë më pak se Feyenoordi./ Shqip


Top Channel

You may also like