Kualifikoi Zvicrën në Botëror, trajnerit i rinovohet kontrata deri në vitin 2024

by admin
Spread the love

Zvicra arriti një kualifikim sensacional në finalet e “Katar 2022” në ndeshjen e fundit në grup.

Përfaqësuesja helvete fitoi 4-0 me Bullgarinë dhe falë barazimit të Italisë me Irlandën e Veriut mori vendin e parë në dëm të të kaltërve.

Bileta e siguruar për në Botëror i vlejtur rinovimin automatik të kontratës trajnerit Murat Yakin, i cili pasoi të larguarin Vladimir Petkovic në përfundim të Europianit. Tashmë ai do të jetë në krye të përfaqësueses deri në vitin 2024.

Pak besonin se nën drejtimin e Yakin Zvicra do të arrinte kualifikimin direkt, por trajneri me origjinë turke i ka tejkaluar pritshmëritë, për rrjedhojë ka merituar edhe rinovimin e kontratës.


Top Channel

You may also like