‘Ku je o yll bote’, ish-konkurrentja e Big Brother Vip ndalohet nga policia

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Siç ndodh zakonisht, pas mbarimit të ‘Big Brother Vip’, ish-banorë të “Big Brother” qoftë nga ky edicion apo nga edicione të mëparshme futen në ‘Instagram Live’ për të komentuar mbi ngjarjet e ndodhura gjatë transmetimit.

Dje, Paloma hyri live me ish-banorin Ardit Çuni dhe me një nga fituesit e “Big Brother” Anaid Kalotin, ku teksa po i jepte makinës po komentonte live. Paloma u ndalua nga policët por në fakt nuk e mbylli live-n në Instagram ndërsa po përpiqej të gjentë një justifikim se përse nuk e kishte vendosur rripin e sigurimit.

“Uaa s’kam rripin. T’iu them jam me barrë”, thotë Paloma.

“Thuaj po vi nga Big Brother po hë”, thotë Ardit Çuni.

Por në fakt, Paloma nuk u përball me ‘kërkesë llogarie’ nga policët, por këta të fundit të entuziazmuar që kanë takuar Palomën as nuk e pyetën përse po i jepte makinës me celular, por përshëndetën Arditin dhe Anaidin në Instagram. Ndërkohë kishin dhe një koment për Palomën ‘ o yll bote’.

“Ku je o njish, o yll bote, o më e bukura”, dëgjohet të thonë policët, të cilët u përshëndetët në Instagram edhe me Anaidin e Arditin.

You may also like