Ku do të zhvillon Struga TL ndeshjen e play off-it? – Shqip

by admin
Spread the love

Struga Trim Lum me dy gola epërsi udhëton në Luksemburg pë të zhvilluar ndeshjen kthyese të turit të tretë të Konfrencë Ligës, kundër ekipit Hesperange ku në bazë të rezultatin dhe epërsisë nga  ndeshja e pare pritet suksesi historik  nëse  kualifikohet në play off.  

Por ajo që akoma  mbette enigma është fakti se  ku do të zhvillohet  ndeshja eventuale e play off-it,  sipas të gjitha gjasave me ekipin nga Islanda pasi arena “Todor Proieski “ ku edhe është e paraqitur ndeshja në aspektin e jashtë infrastrukturor është OK, mirëpo fusha e stadiumit për momentin është në gjendje të mjerueshme, ashtu që vetëm personat kompetent nga UEFA, që do të vijnë të premtën në Shkup për të inspektuar të njëjtën, do të japin verdiktin final, nëse ndeshjen e fazës “play-off” skuadra kampione e vendit, Struga Trim Lum do ta zhvillojë në Shkup, edhe pse mundësitë janë shumë të vogla.

Drejtori sportive i KF Struga Trim Lum, Besar Isaku për faqen zyrtare të Klan Maqedonia, tha  se “ Neve zyrtarisht  ndeshjen e kemi të paraqitur  në arenën “Todor Proeski” në Shkup. Dhe  tani mbetet që organet e UEFA-s të vendosin se ku mund të zhvillohet ndeshja e fazes play off. Do të ishte mire që të zhvillohet tek ne shkaku i tifozerisë. Por edhe njëherë e përsërisë çdo gjë varet nga  komisioni I UEFA-s të cilët të enjten do të bëjnë inspektimin e terrenit në arena “Todor Proeski”. Pastaj  do vendosen opcionet tjeratha ai.

Ndryshe Struga  Trim Lum të martë udhëton në Luksemburg, ku te enjten me fillim ora 20:00, në stadiumin “Stade de Luxembourg” zhvillon ndeshjen kthyese me  ekipin Hesperange , të cilin  ekipi në shkup me mundi 3-1. /KlanMacedonia/

You may also like