“Kthehu në Afrikë”, ndërpritet parlamenti në Francë, pas komentit të deputetit

by admin
Spread the love

Parlamenti francez ndërpreu punimet pasi një deputet i ekstremit të djathtë thirri nga vendi “kthehu në Afrikë”, ndërsa një koleg me ngjyrë fliste për emigracionin.

Deputeti Grégoire de Fournas, tha më vonë se komenti i tij nuk kishte për qëllim vetë Carlos Martens Bilongo, por migrantët që përpiqeshin të arrinin në Evropë përmes detit.

Komenti i tiji shkaktoi menjëherë thirrje  për largimin  e tij nga salla.

Ndërsa vetë Bilongo i tha se ai nuk kishte ndërmend të largohej dhe se kishte lindur në Francë prandaj komenti i kolegut të tij ishte “i turpshëm”.

Në momentin e incidentit Bilongo po pyeste qeverinë në lidhje me një kërkesë të organizatës joqeveritare SOS Méditerranée për ndihmë në gjetjen e një vend strehimi për 234 emigrantët e shpëtuar në det ditët e fundit.


Top Channel

You may also like