KSHZ njofton për daljen në votime deri në ora 17:00

by admin
Spread the love




Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) ka publikuar të dhënat për daljen e qytetarëve në votime në tre komunat në të cilat sot mbahen zgjedhje.

Nga KSHZ njoftojnë se deri në ora 17:00 në Tetovë kanë votuar 27.79 përqind e qytetarëve të regjistruar në Listën Zgjedhore, ose 23.366 votues.
Ndërsa në Qendër Zhupë dalja është 41,71% , kurse në Mavrovë-Rostushë deri në ora 17:00 kanë votuar 44%.

Në Tetovë votohet për këshilltarë të rinj të Komunës së Tetovës, ndërsa në Komunën e Qendër Zhupë dhe Mavrovë-Rostushë votohet edhe për kryetarë komune.


You may also like