KSHZ-ja refuzoi kërkesën e ASH-AAA për anulimin e një vendvotimi në Dibër

by admin
Spread the love

Komisioni Shtetëror Zgjedhor me 4 vota “kundër” dhe 3 “për” hodhi poshtë kundërshtimin e koalicionit të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës për vendvotimin 543 në Dibër.

Përfaqësuesit e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës kërkuan anulimin e votimit në këtë vendvotim, i cili u mbështet nga anëtari i KSZH-së, Krenar Lloga. Sipas Llogas, procesverbali i Bordit Zgjedhor është i pavlefshëm sepse nuk është nënshkruar nga shumica e anëtarëve të KZ.

Anëtarët e KSHZ-së nga BDI dhe LSDM theksuan se nuk ka vërejtje në procesverbal për procesin e votimit, kështu që nuk ka bazë për anulimin e votimit.

You may also like