Kryesuesit fitojnë në transfertë, Devolli argëtohet përballë Maliqit

by admin
Spread the love

Kanë përfunduar pesë nga gjashtë ndeshje të Kategorisë së Dytë në Grupit B. Ky edicion është një ekskluzivitet i Oversport dhe Tibo. Ndeshja mes Delvinës dhe Elbasanit është ndërprerë.

Pogradeci bën detyrën ndaj Butrintit në transfertë duke fituar me rezultatin e pastër 2-0 dhe vazhdojnë kryesimin e tabelës. Shkumbini dorëzohet në shtëpi përballë Labërisë të cilët triumfuan me rezultatin 3-1 dhe vazhdojnë të rivalizojnë Pogradecin.

Devolli ka triumfuar me goleadë përballë pritësve të Maliqit. Një ndeshje që u realizuan plot 8 gola me rezultatin 6-2. Albpetroli nuk mundi të marrë më shumë se një pikë në një barazim pa gola përballë Tepelenës.

Luftëtari merr një fitore lehtësisht jashtë përballë Memaliajt me shifrat e pastra 2-0. Gjirokastritët vazhdojnë ngjitjen në renditje të vlefshme për Kategorinë e Parë. /oversport.tv

BUTRINTI – POGRADECI 0-2

SHS ALBPETROL – TEPELENA 0-0

SHKUMBINI – LABËRIA 1-3

MEMAMLIAJ – AF LUFTËTARI 0-2

MALIQI – DEVOLLI 2- 6

You may also like