Kryesuesi Osmani do ta hapë Konferencën vjetore të OSBE-së për sigurinë kibernetike që mbahet në Shkup

by admin
Spread the love

Kryesuesi i OSBE-së dhe ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, do ta hapë Konferencën vjetore për sigurinë kibernetike në kuadër të kryesimit të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në e cila sot dhe nesër do të mbahet në Shkup.

“Siguria kibernetike dhe rritja e vetëdijes për t’u mbrojtur nga kërcënimet në rritje të sulmeve kibernetike janë pjesë e prioriteteve në agjendën e kryesimit të OSBE-së në vitin 2023”, thuhet në kumtesën e MPJ-së.

Konferenca e sivjetme e sigurisë kibernetike e titulluar “Njerëz, besim, qëndrueshmëri: ndërtimi i sigurisë kibernetike për të gjithë”, synon ta forcojë sigurinë kibernetike dhe të ndërtojë një qasje kohezive politike midis aktorëve shtetërorë dhe palëve të tjera të interesuara, si sektori privat, komuniteti akademik dhe organizatat joqeveritare.

Konferenca do të shërbejë gjithashtu si një platformë për përfaqësuesit e vendeve pjesëmarrëse të OSBE-së, së bashku me organizatat partnere dhe palët tjera të interesuara të kyçen në mënyrë aktive në diskutime thelbësore mbi këto tema.

MARKETING



You may also like