Kryeministri shqiptar i hap rrugën “presidentit shqiptar” – Shqip

by admin
Spread the love

Kreu i PDE-së, Arjanit Hoxha u shpreh në Klan Debat me Xhumadije Ibraimin se partitë parlamentare shqiptare është dashur të gjitha ta votojnë kryeministrin shqiptar, Talat Xhaferi sepse sado që është teknik, sipas tij është moment historik. Hoxha shtoi se partitë maqedonase kanë menduar se shteti dhe institucionet shtetërore kanë qenë ekskluzivisht për ta e jo për shqiptarët, por kohëve të fundit, siç thotë Hoxha, po vërtetohet e kundërta dhe tani më nuk ka pasur as protesta kundër kryeministrti shqiptar, siç ka pasur në të kaluarën.

Sipas Hoxhës, zgjedhja e Talat Xhaferit për kryeministër hap rrugën edhe për momente tjera historike.

“Unë mendoj se kjo i hap rrugë vendit, jo vetëm për kryeministër, por i hap rrugën edhe për një president në të ardhmen”, u shpreh Hoxha./tvklan.mk

You may also like