Kryeministri Kurti përkujtoi me homazhe të vrarët në masakrën në Burim të Malishevës – Shqip

by admin
Spread the love

Në 25- vjetorin e masakrës në Burim të Malishevës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bëri sot homazhe në përkujtim të civilëve të vrarë më 31 mars 1999.

“Te “Vrella e Mëhillit” në fshatin Burim të Malishevës janë ekzektuar 42 shqiptarë, vetëm pse ishin shqiptarë dhe dëshironin të jetojnë të lirë në tokën e tyre stërgjyshore. Prej 10 vjeҫ deri në 90 vjeҫ. Siҫ thuhet edhe në lapidarin që është ngritur këtu e ju kushtohet atyre, varret e tyre janë historia jonë”, u shpreh kryeministri.

I shoqëruar nga zëvendësministri i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Agon Dobruna, deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, si dhe qytetarë e aktivistë të pranishëm, kryeministri tha se këto homazhe po bëhen që t’ja përkujtojmë edhe vetes edhe popullit, si qytetarë e si zyrtarë të institucioneve se sa i lartë ishte ҫmimi për lirinë tonë dhe se ku ndodhën rrënjët e shtetit që e gëzojmë.

Kryeministri Kurti paraditën e sotme mori pjesë edhe në tubimin përkujtimor në shënim të 25-vjetorit të masakrës në Pastasel, në Kompleksin e Varrezave të Martirëve në Pastasel të Rahovecit.

You may also like