Kryeministri japonez ngre alarmin: Rusia mund të përdorë armët bërthamore

by admin
Spread the love

Kryeministri i Japonisë Fumio Kishida, ka shprehur shqetësimin e Rusia mund të përdorë armët bërthamore.

Sipas mediave të huaja, ai ka përshëndetur vizitë të ambasadorit të SHBA-të në Hiroshima, qyteti i parë dhe i vetëm në botë që pësoi një sulm bërthamor.

“Kur përdorimi i mundshëm i armëve bërthamore nga Rusia është gjithnjë e më real, unë besoj se vizita e ambasadorit Emanuel në Hiroshima dhe përvoja e tij për të parë realitetin bërthamor do të bëhet një mesazh i fortë për shoqërinë ndërkombëtare. Unë besoj se vizita jonë ishte kuptimplotë.”– tha Kishida për transmetuesin publik NHK.

Kishida tha se lufta e Rusisë në Ukrainë tregon vështirësitë e krijimit të një bote pa armë bërthamore.

Rruga Press

You may also like