Kryeministri: Armenia mund të largohet nga blloku ushtarak i drejtuar nga Rusia (fotot)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryeministri armen Nikol Pashinyan tha sot se vendi i tij mund të tërhiqet nga grupi i Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO), në një shfaqje të hapur pakënaqësie për mungesën e mbështetjes nga aleati saj Rusia.

“Nuk e përjashtoj mundësinë që Armenia të marrë vendimin për t’u tërhequr nga traktati CSTO,” nëse blloku nuk respekton detyrimet e traktatit, tha ai në një konferencë shtypi në kryeqytetin Jerevan.

Vendi duket se është i zhgënjyer për atë që ka quajtur dështim të Rusisë në mbrojtjen e Armenisë prej kërcënimeve ushtarake nga Azerbaixhani.

Komentet e sotme të Pashinyan vijnë pas njoftimit të bisedimeve që do të mbajnë nesër në Moskë presidenti Azerbaixhanit, Ilham Aliyev me liderin rus Vladimir Putin.

Konflikti i vjetër territorial mes dy vendeve fqinje të Kaukazit ka sjellë humbje të shumta jete dhe negocjata paqeje nga fuqitë e mëdha.

Përfshirja diplomatike e Perëndimit duket se ka zemëruar fuqinë rajonale Rusinë.

“Kemi nisur të diskutojmë çështjet e sigurisë me partnerët tanë perëndimorë pasi sistemi rajonal i sigurisë nuk po funksionon”, tha sot Pashinyan.

Armenia e Azerbaixhani kanë luftuar dy luftëra, në vitin 2020 e në funt të viteve 1990-të për kontrollin e rajonit të Azerbaixhanit të populluar me armenë Nagorno-Karabakh.

Gjashtë javë luftime në vjeshtën e 2020 përfunduan me armëpushimin e ndërmjetësuar nga Rusia, ku Armenia u detyrua të hiqte dorë nga copa të mëdha territori.