Kryemadhi shpërthen keq ndaj Bashës: Kalvari i vuajtjeve të tij nuk ka filluar, do vijë një ditë që do shpaguhen tradhtitë ndaj opozitës

by admin
Spread the love

“Kalvari i vuajtjeve të Lulzim Bashës nuk ka filluar akoma”, kështu është shprehur Monika Kryemadhi, për kryetarin e dorëhequr të Partisë Demokratike.

Sipas kryetares së LSI-së, do të vijë një ditë që Basha do të paguajë për kontratat e nënshkruara dhe tradhtitë ndaj opozitës.

“Kalvari i vuajtjeve të zotit Basha nuk ka filluar, pasi kontratat e ndryshme që ka nënshkruar dhe tradhtitë ndaj opozitës do vijë një ditë që do shpaguhen”, tha Kryemadhi në “Kjo Javë”.

Pas zgjedhjeve të 25 Prillit, Kryemadhi e ka akuzuar vazhdimisht Bashën se shiti kauzën e opozitës te Edi Rama dhe lejoi kryeministrin të marrë mandatin e tretë, ndërsa marrëdhëniet PD-LSI kanë qenë më të ftohta se kurrë.

Ndërkohë, e pyetur nëse ka shanse për një opozitë të bashkaur PD-LSI tashmë që në krye ka ardhur Komisioni i Rithemelimit, ajo tha se shanset janë të mëdha.

A ka shanse për një opozitë të bashkuar LSI-PD?

Kryemadhi: “Shanset janë të mëdha, duke pasur parasysh katarsisin që tregoi PD dhe treatrot amatoreske që janë bërë se Basha ka qenë opozita e vërtetë. Por ne tregojmë se ai ka qenë amatori që shërbente në shërbim të djegies së kauzave që kishte opozita”, është shprehur ajo.

You may also like