Kryemadhi publikon emrin dhe zbardh gjithë skemën: SPAK ka kërkuar masë arresti për këtë kryebashkiak

by admin
Spread the love

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka reaguar pas hetimeve të SPAK dhe dhënies të 10 masave të sigurisë “arrest në burg” dhe 1 masë sigurie “arrest në shtëpi” për inceneratorin e Fierit.

Në një status në rrjetet sociale, Kryemadhi shkruan se faktet që ka bërë publike janë të pamohueshme ndërsa shton se drejtësia nuk duhet të veprojë me regji dhe favorizime klienteliste.

Ajo thotë se sipas burimeve të saj të besueshme para pak muajsh SPAK ka kërkuar masë arresti për Armando Subashin dhe është frenuar. Më tej Kryemadhi thotë se i njëjti deformim po ndodh për hetimet e inceneratorit të Tiranës, për të shpëtuar Erion Veliajn dhe kokat e vërteta të aferës së inceneratorëve.

Kryemadhi i bën apel SPAK të godasë në shenjë për inceneratorët dhe të mos drejtohet sipas sulmeve që vijnë nga Partia Socialiste.

“Përshëndes veprimet e sotme për inceneratorët. Treguan se faktet që kam bërë publike janë të pamohueshme. Por, drejtësia nuk duhet të veprojë me regji dhe favorizime klienteliste!

Burime të besueshme tregojnë se para pak muajsh SPAK ka kërkuar masë arresti për Armando Subashin dhe është frenuar. I njejti deformim po ndodh për hetimet e inceneratorit të Tiranës, për të shpëtuar Erion Veliajn dhe kokat e vërteta të aferës së inceneratorëve. SPAK duhet të godasë në shenjë për inceneratorët, mos të drejtohet sipas sulmeve që vijnë nga kongresi i partisë. Po monitorojmë çdo veprim të autoriteteve për inceneratorët dhe do të bëjmë çdo gjë që të korruptuarit e qeverisë të njohin ligjin, ndërsa paratë dhe pronat publike t’i kthehen shqiptarëve”-shkruan Kryemadhi.

You may also like