Kryemadhi bën deklaratën e fortë, tregon se në emër të kujt janë kompanitë e regjistruara

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi e ftuar në një emision televiziv ka folur për blerjen e votave në zgjedhjet 25 prillit në Durrës. Kryemadhi ka deklaruar se dy kompani në Maltë të lidhura me inceneratorët kanë sjellë para që janë përdorur për të blerë votat në zgjedhjet e 25 prillit në Durrës.

“Erdhën nga Porti i Durrësit, një nga dy kompanitë në emër të Mirel Mërtirit. Bëhet fjalë për dy kompani në Maltë. Njëra kompani është regjistruar në emër të Mirel Mërtirit. Dhe kompania tjetër është kompania që janë të përfshira të gjitha kompanitë shqiptare që janë të lidhura me inceneratorët.

Pra një kompani off shore në Maltë e cila mbledh të gjithë skemën e të gjithë kompanive që janë të përfshira. Ndërkohë në dijeninë tonë, kompanitë e Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos përveç Zimbabves kanë disa kontrata të nënshkruara nëpërmjet lidhjeve të tyre politike në Bagdad, Irak dhe në Tunizi që përsëri janë kontrata të dyshimta që janë në funksion të pastrimit të parave”, deklaroi Kryemadhi.

Sipas Kryemadhit, paratë kanë ardhur të thata (kesh) në Portin e Durrësit dhe për këtë janë në dijeni edhe partnerët ndërkombëtarë.

“Nuk janë xhiruar në konto por kanë ardhur kesh në Portin e Durrësit siç erdhën ato të Belgjikës nëse e mbani mend. Por kanë ardhur nga Malta. Sigurisht që partnerët ndërkombëtarë kanë dijeni për to dhe sigurisht aty ku ka sy dhe veshë ka një regjistrim të lëvizjes së parave”, tha Kryemadhi.

You may also like