KRU Prishtina: Fushë Kosova, “Kodra e Trimave” dhe “Mirëdita” do të kenë ndërprerje të ujit të pijshëm

by admin
Spread the love

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka bërë të ditur se për shkak të reshjeve të dendura atmosferike, ka pasur sërish ngritje të turbullirës së ujit në kanalin e Ibër Lepencit.

Sipas tyre, si pasojë e kësaj, reduktime të ujit të pijshëm do të ketë në Fushë Kosovë, reduktime këto që do të fillojnë në ora 23:00 dhe do zgjasë deri në orën 06:00, përcjell Klankosova.tv.

Ndërprerje të ujit të pijshëm do të ketë edhe në “Kodrën e Trimave” dhe “Mirditë” të Prishtinës, nga ora 00:00 deri 05:00.

“Ju njoftojmë se si shkak i reshjeve të dendura atmosferike, kemi sërish ngritje të turbullirës së ujit në kanalin e Ibër Lepencit.Impianti i Trajtimit të ujit në Shkabaj nuk ka mundësi teknike të trajtoj ujin për pije. Si pasojë e kësaj, Fushë Kosova do të ketë reduktime të ujit të pijshëm sot nga ora 23:00 dhe do zgjasë deri në orën 06:00”.

“Si shkak i mungesës së ujit nga ITU Shkabaj është evidente ndikimi i mungesës së ujit të pijes edhe për konsumatorët e Kodrës së Trimave dhe Mirditës.Kodra dhe Mirdita me ndërprerje 00:00 deri 05:00”, thuhet tutje në njoftimin e KRU Prishtina.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

You may also like