Kronologjia e përplasjes në Korçë, si u sulmua presidenti i Skënderbeut dhe i biri në tribunën VIP

by admin
Spread the love



Get it on Google Play

Një incident i shëmtuar u regjistrua në tribunën VIP të stadiumit “Skënderbeu”, teksa po luhej minuta e 20-të e duelit mes skuadrës korçarë dhe Vllaznisë. Presidenti i klubit bardhekuq së bashku me të birin u sulmua nga babai i futbollistit të Skënderbeut me iniciale L.Z. 

 

Gjithçka nisi me një përplasje verbale me ofendime dhe sharje të rënda, që ishin të vazhdueshme dhe zgjatën për disa minuta, teksa situata precipitoi edhe në përplasje fizike.  

Fillimisht babai i futbollistit të Skënderbeut, shkoi dhe u ul në rreshtin e parë të tribunës VIP ku qëndronte edhe presidenti Takaj së bashku me djalin e tij. Menjëherë nisën ofendimet në adresë të numrit 1 të Skënderbeut, për shkak të hatër mbetjeve në lidhje me mos përfshirjen e futbollistit as në 18-çe, më pas pati edhe konfrontime fizike, teksa i pranishëm në këtë përplasje ishte edhe vetë futbollisti i klubit korçar me iniciale L.Z.  

Falë ndërhyrjes së sportdashësve të pranishëm në tribunën VIP, por edhe reagimit të shpejtë të policisë, u bë e mundur mos degradimi i mëtejshëm i situatës.  

Babai i futbollistit së bashku me futbollistin u shoqëruan nga policia menjëherë, ndërkohë që Ardian Takaj dhe djali i tij e ndoqën duelin ndaj Vllaznisë deri në fund, edhe pse në kushte jo normale psikologjike, për shkak të ngjarjes së ndodhur.  

You may also like