KROACI – Pasiguri politike pasi konservatorët në pushtet nuk arrijnë shumicën

by admin
Spread the love



ZAGREB, 18 prill /ATSH-DPA/ – Partia konservatore HDZ e kryeministrit kroat Andrej Plenkoviç nuk arriti një shumicë absolute në zgjedhjet e së mërkurës, duke paralajmëruar një periudhë pasigurie politike për vendin.

Rezultatet zyrtare të publikuara bënë që disa analistë të parashikojnë një zhvendosje djathtas me fillimin e bisedimeve për koalicionin.

Një mundësi për Plenkoviç dhe HDZ-në e tij (”Bashkimi Demokratik Kroat”) do të ishte të formonin një koalicion me partinë nacionaliste të krahut të djathtë ”Domovinski Pokret” (”Lëvizja për Atdheun”), e cila doli e treta në sondazhet kombëtare.

”Domovinski Pokret” ka sinjalizuar gatishmërinë e tij për të filluar bisedimet me HDZ-në.

Edhe partitë e majta liberale nuk arritën një shumicë në zgjedhje, por në përgjithësi ato kanë një përqindje më të ulët votash.

Sipas rezultateve zyrtare të komisionit zgjedhor të enjten, pas numërimit të pothuajse të gjitha votave, partia HDZ e Plenkoviç dhe aleatët e saj morën 34,4%, që korrespondon me 61 nga 151 vendet në parlament.

Kjo është një rënie prej pesë votash në krahasim me parlamentin e kaluar./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakBalla: Ligj i ri për mbrojtjen nga zjarri


You may also like