Krizë jo vetëm në fushë, aksionet e Juventusit bien me 33% në bursë

by admin
Spread the love

Jo vetëm në fushë, Juventusi po kalon një moment të keq edhe në bursë. Nga 2 qershori i kaluar, kur 1 aksion i “Zonjës së Vjetër” kuotohej me 0.40 euro, ka pasur vetëm rënie në bursë me 33%. Kapitali i Juventusit në bursë ka shkuar në total në rreth 680.9 milionë euro.

Një shifër shumë e ulët kjo në raport me ato që Juventusi është mësuar të shohë më parë. Sakaq edhe drejtuesit e Juventusit që merren me këtë fushë duket se nuk po i japin dot një zgjidhje këtij trendi negativ që bardhezinjtë kanë në bursë.

Një trend negativ që shkon paralel me atë në fushën e blertë të lojës. Juventusi u mposht në sfidën e fundit të Champions League në mënyrë të turpshme nga Maccabi Haifa që i dha një goditje të rëndë shpresave të bardhezinjve për të kaluar fazën e grupeve. /oversport.tv

You may also like