Kriza e United: Ten Hag ndryshon mendim, tani Ronaldo mund të largohet

by admin
Spread the love

Të shtunën e kaluar Manchester United preku një nga pikat më të ulëta të historisë së vet: pokeri i golave i pësuar në shtëpinë e Brentford zhyti “djajtë e kuq” në fund të renditjes së Premier League.

Ndonëse Erik Ten Hag hodhi në fushë që nga minuta e parë Cristiano Ronaldon, holandezi u bë tekniku i parë në 101 vite histori të klubit që humbet 2 ndeshjet e para të kampionatit.

Një poshtërim i tillë, duket se e ka shtyrë trajnerin që të rishohë pozicionin e tij në lidhje me Ronaldon. Sipas “The Athletic”, portugezi tashmë mund të largohet, pasi ka vështirësi që të integrohet me grupin.

Deri dje Ten Hag theksonte se CR7 është pjesë kryesore e projektit të tij, por tashmë që Ronaldo konsiderohet nga të gjithë si një nga shkaktarët kryesorë të këtij starti zhgënjyes, tekniku ka ndryshuar mendim dhe ka vendosur që portugezi mund të largohet nga United.

Ndërkohë sipas mediave britanike Ronaldo vazhdon të stërvitet individualisht në shtëpi, madje ushqehet i vetëm në mensën në Carrington. / Oversport.tv

Foto: Manchester United Twitter

You may also like