Kriza detyron United të ndërhyjë në merkato, synohen 4 blerje deri në fund të muajit

by admin
Spread the love

Nisja shumë e keqe e sezonit të ri ka detyruar drejtuesit e Manchester United që të futen sërish fuqishëm në merkato. Sipas “Express”, “djajtë e kuq” synojnë që të bëjnë të paktën edhe 4 blerje deri në 1 shtator.

Kërkohen 2 mesfushorë, 1 mbrojtës dhe një sulmues, por në repartin ofensiv mund të bëhet edhe një blerje tjetër në rast se Ronaldo largohet.

Adrien Rabiot dhe Frenkie De Jong janë dy emrat që synohen në mesfushë: ka optimizëm për francezin, ndërsa për holandezin duhet mposhtur edhe konkurrenca e Chelsea.

Një alternativë në sulm është Mauro Icardi, ndërsa ëndrra e ka emrin Jamie Vardy, por Leicester nuk ka ndërmend ta shesë yllin e vet. Edhe Marcus Thuram është një nga objektivat e Ten Hag, por edhe në këtë rast duhet të bindet Borussia M’gladbach. / Oversport.tv

Foto: Manchester United Twitter

You may also like