‘Kristin e lashë se jam e përkëdhelur’, flet për herë të parë Keisi: Ai më ka tradhëtuar me…Zazën

by admin
Spread the love

Këngëtarja e re shqiptare, Keisi Medini ishte e ftuar mbrëmjen e kaluar në emisionin “Më Lër Të Flas” me vëllezërit Veshaj, ku foli për rrugëtimin e saj në “Big Brother VIP”. Romeo dhe Donaldi e pyetën për arsyet se përse ajo vendosi t’i jepte fund marrëdhënies me Kristin, ajo deklaroi se është tip i përkëdhelur dhe donte që artisti t’i shkonte nga pas, por ai nuk e bënte këtë gjë.

Sakaq, lidhur me trekëndëshin e krijuar mes saj, Kristi dhe Zazës, Keisi tha se e konsideron si tradhti, pasi Kristi i kishte thënë se ishte thjesht njohje dhe nuk e mendoi se lidhja e tij ishte aq serioze.

“Kristin e lashë se jam e përkëdhelur, dua të më vish nga pas, jo të bëj unë për të ngrënë, por ti të më bësh mua. Po ishin shumë arsye. Unë nuk isha më në fokus. Njerëzit nuk më shikonin më mua. Fjalët e babit më bënë që të reflektoja dhe mund të më kenë ndikuar. Përderisa ai hyri dhe i pa gjërat nga brenda, unë mora konfirmim nga ai.

Sa i përket Zazës, ai brenda tha se kam një njohje, nuk e mendova që ishte kaq serioze. E konsideroj tradhti nga ana e tij. Ishte një moment kur ai më tha dhe që t’i prisja flokët dhe t’i bëja të zeza.”- tha Keisi Meidini në emisionin ‘Më lër të flas’ në Top Channel.

The post ‘Kristin e lashë se jam e përkëdhelur’, flet për herë të parë Keisi: Ai më ka tradhëtuar me…Zazën appeared first on Telemedia.

You may also like