Kristi po më futet në zemër me edukatën e tij

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

U duk sikur hyrja e Sabianit në shtëpinë e Big Brother ditën e shtunë do të sillte një krisje mes çiftit Krist Alian – Kiara Mejdini. Kjo pasi këngëtari, jashte shtëpisë së Big Brother është deklaruar kundër zgjedhjes së së bijës.

Mirëpo duket se pas disa ditëve në shtëpi, qëndrimi i Sabianit ka ndryshuar. Në fillim ai ka qenë skeptik, ndërsa edukata e Kristit e ka bërë që ai t’i futet në zemër.

Keisi: Unë me babain kemi një marrëdhënie shumë të bukur, por kjo situatë është shumë e sikletshme.

Sabiani: Kam qënë konfuz, skeptik. Në atë gjendje që isha jashtë, nuk po  duroja dot më. Vendim i vështirë. Por edukata e Kristit, respekti i tij më pëlqeu. Ishte diçka që e mundonte. Ardhja ime e mundonte. Kristi po më futet në zemër.

Arbër: Mendoj se Sabiani ishte një prind i shqetësuar. Bëri gjënë e duhur për shqetësimin që ai kishte. Ai është ndikuar dhe nga njerëzit jashtë. Këto situatat kur babai është kundër, në fund ndodh të bëhen shokët më të ngushtë. Por të tre e kanë përballuar denjësisht.

Zhaklin: Si një feministe, sot nuk do i tërheq vëshin askujt, por do i komplimentojë. E kam parë Sabianin të merakosur, por vjen një moment në jetë kur fëmija të jep një leksion në jetë, të bëjnë edhe krenar. Ai duhet të këtë besim te Keisi. Të tre kanë dhënë një shembull fanatstik, kanë dhënë shembull të shëndetshëm. Bravo dhe komplimenta të treve.

You may also like