Kristi ka rënë në dashuri me Oltën, por nuk e pranon

by admin
Spread the love

Ky edicion i dytë i Big Brother VIP është pa diskutim një nga më të diskutuarit e momentit. Ndjekësit e programit janë afeksionuar pas banorëve të këtij edicioni. Edhe vetë konkurrentët ngjallin mjaft interes përmes historive që tregojnë, debateve të shumta, si edhe konflikteve e raporteve që krijojnë me njëri-tjetrin.

Pas thuajse 40 ditësh lojë, duket se në shtëpi janë formuar dy grupet kryesore, teksa ‘kokat’ e grupeve janë Luizi dhe Olta. Shumë prej strategjive të tyre dalin në pah e zbulohen nga ata vetë. Mirëpo, një prej banorëve që ka rënë në sy për qëndrimin e tij asnjëanës ka qenë Kristi.

Ky i fundit duket se ka zgjedhur të pozicionohet më në fund me grupin e Oltës, e kjo lëvizje e tij është komentuar edhe nga ‘kundërshtari’ i grupit tjetër, Luizi. Ai mendon që artisti ësht manipuluar, ndërsa befasoi kur deklaroi se Kristi mund të ketë rënë brenda me Oltën.

“Kristi thjesht nuk do ta pranojë si term që është manipuluar. Thotë rri me dëshirë. Zhaku ia tha nuk ka lidhje shoqëria juaj, por ky nuk e pranon. Unë prandaj e pyeta çfarë loje po bën, ai ka rënë brenda me të”- tha Luizi gjatë një bisede.

You may also like