Krishtlindjet ortodokse në Maqedoni – Shqip

by admin
Spread the love

Të krishterët ortodoksë në vend po festojnë sot Krishtlindjet. Liturgjitë e Krishtlindjeve mbahen sot në mëngjes në të gjitha tempujt e Kishës Ortodokse Maqedonase. Festimi qendror është në Katedralen “Shën Kliment i Ohrit” në Shkup, ku kryepeshkopi i Ohrit dhe Maqedonisë z.z. Stefan do ta mbajë  liturgjinë e hierarkut të Shën Vasilit të Madh.

Me rastin e Krishtlindjes, Kryepeshkopi i Ohrit dhe Maqedonisë z.z. Stefan, priftërinjve, murgjve dhe të gjithë besimtarëve u dërgoi një letër të Krishtlindjes, në të cilën u urojnë paqe dhe bekime nga Zoti, duke i përshëndetur me urimin madhështor solemn – Krishti lindi! që thotë:

E pra, vetëm njerëzit dhe kombet në të cilët dhe mes të cilëve është e pranishme paqja e Krishtit, kanë vullnet të mirë dhe mbrojnë e ruajnë paqen me Perëndinë, me veten e tyre dhe me të gjithë rreth tyre.

You may also like