Krishtlindja më e ftohtë në 80 vite në SHBA dhe Kanada, 19 të vdekur (FOTO)

by admin
Spread the love

Një ndryshim i  menjëhershëm i motit në SHBA dhe Kanada që u goditën nga erërat e ftohta të Arktikut kanë krijuar një kaos në këto shtete. Gati 250 milionë amerikanë dhe kanadezë janë prekur nga stuhitë e forta, ndërsa deri tani raportohet për 19 të vdekur.

Në SHBA janë shënuar temperatura të ulëta deri në -45 gradë celsius, madje edhe në Florida temperaturat janë ulën në zero gradë, Krishtlindja më e ftohtë në 80 vite në SHBA.

Më shumë se 1.5 milionë njerëz nuk kanë energji elektrikë, ndërsa akulli ka ngrirë çdo gjë duke rritur numrin e aksidenteve.

Minesota, Ioëa, Wisconsin, Michigan dhe Buffalo, Nju Jork, janë zonat më të prekura nga stuhia në SHBA, ndërsa në Kanada, Ontario dhe Quebec po përballen me stuhi e ngrica edhe më të forta.

Temperaturat në Montana shënuar -45gradë celsius, ndërsa qyteti Hell i Michiganit ka ngrirë.

Edhe shtetet jugore me temperatura gjithmonë të buta të Luizianës, Alabama, Florida dhe Xhorxhia po përballen me ngrica e temperatura të ulëta.

 

 

 

 

Lexo lajme interesante

You may also like