Krimi kibernetik, thuajse 6 miliardë account-e të shkelura nga hakerat në 2021 –

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

2021 është një vit rekord për numrin e të dhënave të shkelura. Sipas të dhënave të mbledhura dhe të analizuara nga ekipi i Atlas Vpn, në vitin 2021 u prekën 5.9 miliardë llogari.

Tremujori i parë i vitit 2021 është periudha më e suksesshme për hakerat, me 4 miliardë account-e të shkelura. Në tremujorin e dytë, numri i llogarive të prekura nga rrjedhjet e të dhënave ra me 65% në 1.4 miliardë.

Gjashtëmujori i dytë i vitit regjistroi një numër shumë më të ulët të shkeljes së account-eve, në total përkatësisht 357 milionë dhe 93 milionë accounte në tremujorin  e tretë dhe të katërt.

 

Nga COMB, 3.2 miliardë shkelje

Në shkurt, në veçanti, është regjistruar numri më i madh i të dhënave të shkelura në të gjitha kohërat. E ashtuquajtura “Compilation of many breaches” (COMB) është përgjegjëse për rrjedhjen e 3.2 miliardë kombinimeve unike email-esh dhe fjalëkalimesh me tekst të pakoduar.

Shkelja u quajt kështu pasi nuk është rezultat i një sulmi të vetëm nga një organizatë specifike, por kombinon të dhënat e rrjedhura nga një numër i shkeljeve të ndryshme në një periudhë pesëvjeçare, duke përfshirë Netflix, LinkedIn etj. Të dhënat e shkelura u ofruan për herë të parë në shitje te RaidForums, për vetëm 2 dollarë në shkurt.

Shkelje të tjera ndër pesë rrjedhjet më të mëdha të të dhënave në vitin 2021 përshijnë LinkedIn (700 milionë persona), Facebook (533 milionë  persona), Ministrinë e Shëndetësisë të Brazilit (220 milionë  persona) dhe SocialArks (214 milionë  persona).

/ Corriere Comunicazioni

 

You may also like