“Krimea, si Kosova”, Putin kërkon që bota të njohë aneksimin e vitit 2014

by admin
Spread the love

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, përfshiu Kosovën në konfliktin me Perëndimin. Duke kërkuar nga bota që të pranojë dhe të njohë Krimenë si territor të Rusisë, ai tha se i vetmi ndryshim me pavarësinë e Kosovës është se aneksimi i territorit të Ukrainës erdhi pas vullnetit të popullit të shprehur me referendum.

“Ajo që të gjithë duhet të bëjnë, është që të njohin vullnetin e popullit që jeton në Sevastepol dhe Krime. Unë e kam thënë shumë herë, përse qenka ndryshe kjo shprehje e vullnetit nga ajo që ndodhi në Kosovë? I vetmi ndryshim është se vendimi aty erdhi nga parlamenti, ndërsa këtu kishim një referendum popullor. Më lejoni ta theksoj sërish këtë: Askush nuk mund t’i detyrojë njerëzit që të shkojnë e të votojnë nën kërcënimin e armës”, tha Putin.

Deklarata vjen në një kohë të lartë tensionesh, pasi Rusia miratoi dërgimin e trupave në Ukrainë, zyrtarisht për një mision “paqeruajtës” pasi vendosi të njohë pavarësinë e dy krahinave separatiste të vetëquajtura Republika Popullore, në Luhansk dhe Donetsk.

Gadishulli i Krimesë u aneksua nga Rusia në vitin 2014, pas një referendumi të popullsisë vendase, e cila kërkonte shkëputjen nga Ukraina. Prej asaj kohe, dy shtetet janë përfshirë në një konflikt, pasi Kievi akuzon separatistët se mbështeten nga Moska.

This post was published on 2022-02-23 4:33 pm

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA – Publikon fotografi, satire, aktua;itet, politikë, dokumenta historike, foto të personaliteteve historike, politike dhe kulturore, foto nga Lufta e I dhe II Botërore, foto të qyteteve, dhe ngjarjeve historike.
Copyright © 2021 FMimages®, All Rights Reserved.

You may also like