Krifca shpall “Stanin Digjital”: Do t’u vendosim panele diellore, t’u lehtësojmë punën barinjve

by admin
Spread the love

Në këtë mandat të ri të qeverisë “Rama 3” barinjë si duket do të jenë në qendër të vëmendjes. 4 ditë pas “premtimit” për krijimin e “akademisë së barinjve”, ministrja e Bujqësisë Frida Krifca ka deklaruar se do të dërgojnë panele diellore në stane. Këtë nismë Krifca tha se e ka ndërmarrë që në 2018 kur ishte drejtoreshë e AZHBR dhe do të vijojnë ta mbeshtësin sipas saj që t’u lehtësojnë jetën profesionistëve në këtë fushë.

“Që në periudhën si drejtoreshë e Azhbr jam konsuluar me bujqësori dhe ne donatorë, Gizi ka qenë një partner ne kemi filluar që në 2018 të mbështesim stanet me infrastrukturën e nevojshme dhe me panele diellore që të lehtësojmë jetën e këtyre profesionistëve në fushë e vetë dhe është një program që do të vazhdojmë ta përforcojmë pikërisht për të ruajtur traditën në fusha të tilla.Kjo nuk është vetëm e shprehur në blegtori dhe në zanatin e barinjve por edhe në zanate të tjera të fermerëve të rinj që i bashkohen trupës së bujqësisë, do kemi mundësi në vijim të shpalosim programin më tutje”, tha Krifca.

Këtë deklaratë ministrja e bëri teksa sqaroi atë të 4 ditëve më parë në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, ku tha se do të hapet një akademi barinjsh. Kjo deklaratë e ministres ka ngjallur jo pak zhurmë mediatike. Për ta qartësuar Krifca ka sqaruar sot se kjo akademi është marrë shembull nga vendet e botës që e aplikojnë si Zvicra apo Spanja dhe se kjo bëhet për të ruajtur traditën në këtë zanat duke afruar sa më shumë të rinjtë. Në Komisionin e Ekonomisë sot është shqyrtuar buxheti i Ministrisë së Bujqësisë. Gjatë fjalës së saj, gjithashtu ministrja theksoi se buxheti i 2022 do të jetë një mbështetje e lartë për fermerët dhe jo vetëm. /abcnews

You may also like