Kreu i ARRSH jep njoftimin e rëndësishëm: Ja akset dhe oraret kur do të mungojë energjia

by admin
Spread the love

Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ergys Verdho ka njoftuar se si pjesë e strategjisë për të kursyer, në akset kryesore, rrethrrotullimet si dhe zonat me shumë lëvizje nuk ka pasur kufizime për të shmangur ndonjë aksident të mundshëm.

Verdho tha se në disa akse energjia ndërpritet pas orës 12:00 duke përmendur këtu Shkodrën, Tepelenën dhe Gjirokastrën.

“Në të gjitha akset që kemi në dispozicion si aksi kryesor Tiranë-Durrës dhe pastaj pjesa veriore nga Tirana për të shkuar në Fushë Krujë. Në këto zona është bërë ndërprerja në disa zona lineare. Në kryqëzime dhe rrethrrotullime nuk ka ndërprerje. Në akset ku ne mendojmë se është e nevojshme ka ndërprerje. Ka disa akse ku e ndërpresin energjinë në orare të ndryshme. Në Gjirokastër dhe Tepelenë energjia elektrike ndërpritet pas orës 12:00. Kjo bëhet edhe në Bypassin e Shkodrës. Kemi marrë masat që të mos ndërpresin energjinë elektrike në akse ku mund të cenohet siguria rrugore”, tha më tej ai.

You may also like