Kreshnik Spahiu: Botën e qeverisim mirë, ndërsa veten e copëtojmë

by admin
Spread the love

Dritan Abazoviç u mandatua ditën e sotme nga presidenti malazez Milo Gjukanoviç për të formuar qeverinë e re të Malit të Zi, duke e çuar në 3 numrin e kryeministrave shqiptarë në Ballkan, pas Edi Ramës dhe Albin Kurtit.

Themeluesi i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, është shprehur se shqiptarët drejtojnë 3 shtete e gjysmë, duke përfshirë edhe zv.kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubin, por shton se 4 shqiptarët nuk bëhen asnjëherë bashkë, qoftë edhe për një kafe, dhe jo më të bashkojnë shtetet që qeverisin.

Postimi i plotë:

“Edhe Mali i Zi me kryeministër shqiptar

Drejtojmë 3 shtete e gjysmë: Shqipëri, Kosovë, Mal i Zi dhe Maqedoni e Veriut, por 4 shqiptar nuk bëhen bashkë. As kafe nuk takohen me njeri-tjetrin, e jo më të bashkojnë shtetet që qeverisin. “Botën” e qeverisim mirë, ndërsa veten e copëtojmë.”-shkruan  Spahiu.

You may also like