Krasniqi viziton Thaçin e Veselin në Hagë: I pashë të fortë dhe krenarë për rrugëtimin e tyre për lirinë e Kosovës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Të fortë dhe krenarë për rrugëtimin e tyre për lirinë e Kosovës, ashtu si përherë, i pashë dy liderët historikë të Kosovës dhe të PDK-së, Hashim Thaçin e Kadri Veselin, gjatë një vizite tejet emocionale që pata në Hagë.

Kështu ka thënë Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi pas vizitës që iu kishte bërë në Hagë.

Postimi i plotë:

Të fortë dhe krenarë për rrugëtimin e tyre për lirinë e Kosovës, ashtu si përherë, i pashë dy liderët historikë të Kosovës dhe të PDK-së, Hashim Thaçin e Kadri Veselin, gjatë një vizite tejet emocionale që pata në Hagë.

Ashtu siç besojmë në drejtësi, të gjithë besojmë se ata, bashkë me shokët e tyre çlirimtarë, po mbahen padrejtësisht atje, sepse lufta mbrojtëse e popullit të Kosovës ishte e drejtë dhe e pastër, andaj edhe e presim kthimin e tyre triumfues sa më parë.
Të fala të përzemërta!

You may also like