Krasniqi për emërimin e burrit të Haxhiut si këshilltar: Është e drejtë ekskluzive e imja ta zgjedh ekipin

by admin
Spread the love

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, për Klankosova.tv ka komentuar emërimin e Alban Krasnqiit, burrit të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, si këshilltar i jashtëm politik.

Ai tha se Alban Krasniqi është emëruar si këshilltar i cili nuk do të paguhet nga buxheti i shtetit.

“Është e drejtë ekskluzive e imja ta zgjedh ekipin tim. Ai nuk paguhet nga buxheti i shtetit, është pro bono (për të mirën publike)”, është shprehur Krasniqi, njofton Klankosova.tv.

Ndërkaq, Klankosova.tv ka provuar ta kontaktojë edhe me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në lidhje me këtë emërim, por e njëjta nuk e ka hapur telefonin

You may also like