Kraja thotë se nuk kërkoi falje, tregon kompromisin që e la në krye të AShAK-ut

by admin
Spread the love

Mehmet Kraja nuk është shkarkuar nga pozita e Kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës në kuvendin e mbajtur këtë të enjte.

Vetë ai ka sqaruar se nuk bëhet fjalë të ketë kërkuar falje për publikimin e analizës “Synimet destabilizuese në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor”.

“Në mbledhjen e sotme të Kuvendit të Akademisë nuk kam kërkuar falje dhe as e ka kërkuar dikush prej meje një gjë të tillë. Duke mos pasur bazë ligjore për të marrë në përgjegjësi kryetarin e Akademisë, u propozua një kompromis, për të cilin është shprehur qartë akademik Isa Mustafa: ‘Z. Kraja pas shumë diskutimeve u arrit pajtimi të vazhdojë në pozitën e Kryetarit të ASHAK. Përkushtimi do të jetë në bashkëpunimin më të ngushtë dhe në implementimin e programit të Akademisë’” ka shkruar ai, transmeton KlanKosova.tv.

“Ky është kompromisi. Deklaratat tjera janë spekulime pa asnjë peshë dhe vlerë”.

Ka qenë akademik Frashër Demaj që pas përfundimit të kuvendit ka deklaruar se Kraja ka kërkuar falje, ndaj dhe ka vazhduar të jetë në krye të AShAK-ut.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

 

You may also like