Krahu i djathtë i Yuri Kim mbërrin në selinë blu, ja kush e shoqëronte dhe si hyri brenda zyrave

by admin
Spread the love

Zëvendës ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Demian Smith ka mbërritur pak çaste më parë në selinë e PD, e cila ka pasur zhvillime intensive orët e fundit.

Mësohet se Smith do të zhvillojë një takim me kreun e PD-së Lulzim Basha. I shoqëruar nga përkthyesja zv.ambasadori ka hyrë nga dera anësore për në ambientet e brendshme të selisë së PD.

Vizita vjen pak minuta pasi në selinë e PD kanë qenë dy grupe mbështetësish të ish-kryeministrit Sali Berisha, të cilët janë hasur me dyer të mbyllura dhe nuk kanë zhvilluar aktivitetin e parashikuar në selinë e PD, duke akuzuar kryedemokratin Lulzim Basha.

You may also like