KQZ-ja voton sot për përjashtimin e Rusisë dhe Bjellorusisë nga ACEEEO

by admin
Spread the love

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka bërë të ditur se sot mban mbledhjen e radhës, në të cilën do të bëjë shqyrtimin e votimit të përjashtimit të Rusisë dhe Bjellorusisë nga Asociacioni i Zyrtarëve Zgjedhorë Evropian.

“Ju njoftoj se sot (e martë, 8 mars 2022, ora 13:30) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. Në rend të ditës është: Shqyrtimi për votimin e përjashtimit të Rusisë dhe Bjellorusisë nga Asociacioni i Zyrtarëve Zgjedhorë Europian (ACEEEO)”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Kosova deri tani ka vendosur disa sanksione ndaj Rusisë si pasojë e pushtimit të Ukrainës. Sanksionet përfshijnë ngrirje të aseteve të bankave, institucioneve financiare dhe individëve, ndalimi i qasjes së tyre në tregje financiare dhe masa të tjera restriktive që shenjtërojnë ndërmarrjet e rëndësishme ruse, elitat dhe aktorët politikë të përfshirë në marrjen e vendimit për invazionin rus në Ukrainë. Individët gjithashtu do t’i nënshtrohen ndalimit të udhëtimit, apo transitit në vendet që i zbatojnë këto sanksione.

You may also like