KQZ diskuton për raportin përmbledhës të aktiviteteve të Zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim

by admin
Spread the love

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po mban mbledhjen e 16-të për vitin 2022.

Në këtë takim ku po marrin pjesë anëtarët e KQZ-së do të diskutohet shqyrtimi e miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar si dhe aktivitetet e Sekretariatit të KQZ-së.

Po ashtu do të shqyrtohet edhe raporti përmbledhës i aktiviteteve të Zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim.

Si pikë tjetër e rendit të ditës në mbledhjen e sotme është edhe shqyrtimi e miratimi i rekomandimit për asgjësimin/shkatërrimin e materialit zgjedhor të zgjedhjeve lokale të vitit 2021, si dhe çështje të tjera me rëndësi për këtë institucion.

You may also like