Kovaçevski: U pa se VMRO-DPMNE dëshiron të bllokojë të ardhmen e vendit, do të punojmë për të siguruar shumicën e nevojshme

by admin
Spread the love

Sot në Kuvendin e Maqedonisë u bë e qartë se kush dëshiron që vendi të jetë prosperues, vend anëtarë në BE, dhe kush dëshiron ta bllokoj të ardhmen evropiane të vendit, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski, raporton SHENJA.

‘Sot edhe njëherë u vërtetua se ideologjia e vetme e VMRO-së është bllokimi dhe izolimi. Edhe këtë qytetarët të orientuar pro Evropës nuk do ta harrojnë”, tha Kovaçevski, raporton SHENJA.

Ai tha se VMRO ka dëshmuar se nuk kanë argumente ide për diskutim. Ata, sipas tij, treguan se janë të gatshëm ta bllokojnë të ardhmen e vendit dhe realizimin e qëllimit strategjik, anëtarësim në BE.

“Qëllimi i tyre nuk është që të diskutojnë dhe të nxjerrin marrëveshje më të mirë, por se qëllimi është që të shpëtojnë karrierat e tyre politike. Dhe për këtë shkak nuk ka më hapësirë për manipulime nga ana e VMRO-së. Është e qartë se qytetarët e Maqedonisë dëshirojnë të jetojnë në BE. Mbi 80% e tyre pa dallim përkatësisë etnike dëshirojnë të jetojnë në BE”, tha Kovaçevski.

Integrimi është ardhmja dhe jo izolimi, tha Kovaçevski, duke shtuar se VMRO-DPMNE, ka votuar edhe kundër integrimit në NATO.

“Ne do të bëjmë gjithçka që të heqim bllokadën drejt integrimit të BE-së. Nuk do të lejojmë qytetarët të bllokohen nga VMRO-DPMNE. Vazhdojmë të punojmë për interesat nacionale dhe të sigurojmë shumicë që të sigurohet rruga euroatlantike e vendit”, tha mes tjerash Dimitar Kovaçevski. /SHENJA/

MARKETING




You may also like