Kovaçevski: Takim të ri liderësh nëse ka diçka të re për procesin eurointegrues

by admin
Spread the love

Kryeministri, Dimitar Kovaçevski tha sot se, do të vazhdojnë bisedimet në të gjitha nivelet me qëllim që të sigurohet mbështetja për procesin eurointegrues të vendit.

I pyetur nëse do të ketë takim të ri liderësh, kryeministri tha se mund të organizohet në çdo kohë, nëse ka diçka të re sa i përket këtij procesi. Ai edhe njëherë i bëri thirrje opozitës që të paktën njëherë të mbështesin një vendim strategjik, me të cilin siç u shpreh ai, do të sigurohet ardhmëri më e mirë për qytetarët.

Deputetët kanë komunikim direkt çdo ditë në Kuvend dhe ai është komunikimi më normal. Takim liderësh mund të ketë në çdo kohë, nëse ka diçka të re në raport me vazhdimin e integrimeve, në të cilën do të flitej për argumentet. Ne i kemi thënë argumentet tona. Takimi i fundit i liderëve sipas meje ka qenë i suksesshëm, megjithatë ajo që u tha publikisht në konferencën për media, nuk u konfirmua përfundimisht nga organet e VMRO – DPMNE-së” – tha Kovaçevski.

You may also like