Kovaçevski: Shumica është stabile – riformatimi kalon me mbi 64 vota

by admin
Spread the love





Kryeministri Dimitar Kovaçevski deklaroi se shumica qeveritare është e fuqishme dhe stabile, kurse riformatimi i Qeverisë do të kalojë me mbi 64 vota.

Siç percjell KlanM deklaratën e Kryeministrit, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në një ngjarje në rrethin e Kavadarit, shkaqet e riformatimit nuk janë personale, por qëllimi është të realizohen reformat.

“Riformatimin që e dorëzova nuk udhëhiqej nga dëshira personale dhe kadrovike, por që vendi të ketë shumicë stabile, të miratohen ligjet ekonomike dhe të gjyqësorit, të realizohen reformat, të mos lejohet bllokimi nga opozita. Vlerësoj se të gjithë partnerët e qeverisë janë për punë efikase të Kuvendit kurse ASH-ja do ta përforcojë shumicën” – ka deklaruar nga Kavadari, Kryeministri Dimitar Kovaçevski. /KlanMacedonia/







Artikulli paraprakKasami: Sot në mëngjes janë nisur dy kamionë me ndihma për të prekurit nga tërmeti




You may also like