Kovaçevski – Shmidt: Mbështetje për integrimet evropiane të Maqedonisë së Veriut

by admin
Spread the love





Kryeministri Dimitar Kovaçevski u takua në Mynih me Wolfgang Shmidt, ministër federal për çështje të veçanta dhe shef i kabinetit të kancelarit të Gjermanisë, i cili shprehu mbështetjen e tij për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut.

Në takim u diskutua për nevojën e një rruge të përshpejtuar të Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.

Ata konkluduan reciprokisht se rruga evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor është e rëndësishme për stabilitetin dhe sigurinë e rajonit.

Për më tepër, integrimi i Ballkanit Perëndimor është gjithashtu me interes strategjik për BE-në, veçanërisht në kushtet e polarizimit të fortë të botës, kryesisht si rezultat i agresionit ushtarak kundër Ukrainës.







Artikulli paraprakKovaçevski takohet me të gjithë familjen Soros
Artikulli tjetërVettingu, premtim i parealizuar në Maqedoninë e Veriut




You may also like