Kovaçevski: REK “Manastir” tashmë 40 vite është shtylla e ekonomisë dhe energjetikës së vendit tonë

by admin
Spread the love

REK “Manastir” është kapacitet energjetik i cili ishte jashtëzakonisht i rëndësishëm për pavarësinë e shtetit maqedonas, ishte dhe është zemra e energjetikës maqedonase dhe shtylla e ekonomisë maqedonase, e veçanërisht sot në kushtet e krizës më të madhe energjetike botërore, kur kombinati është prodhuesi dominues i energjisë elektrike në vend, deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski në fjalimin e tij në ceremoninë me rastin e 40 vjetorit të lëshimit në përdorim të bllokut 1 të Kombinatit Minerar Energjetik (REK) “Manastir”, i cili më 4 nëntor të vitit 1982 saktësisht në orën 23 e 52 minuta u sinkronizua me sistemin e transmetimit të energjisë elektrike në vend.

“Në këtë moment, me angazhimin tonë të përbashkët, SHA EMV, e në pjesën më të madhe REK “Manastir”, siguron me sukses dhe në vazhdimësi 100 për qind të energjisë elektrike të nevojshme për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël në shtet në të cilat janë të punësuar pjesa më e madhe e punëtorëve tanë. Në mënyrë që të mund të sigurojë sasitë e nevojshme të energjisë elektrike, REK “Manastir” sivjet e rriti prodhimin e projektuar për 25 për qind në raport me vitin e kaluar, duke treguar edhe një herë se sa i vlefshëm është prodhimi vendor i energjisë, por edhe se sa e rëndësishme është puna e përkushtuar e të gjithë të punësuarve. Pa ekspertizën e tyre, pa dijeninë e tyre, pa përkushtimin e tyre dhe pa punën e tyre të palodhur asnjë nga këto nuk do të ishte e mundur. Dhe kjo është kështu tashmë 40 vjet”, theksoi Kovaçevski.

Ai thekson se sot, në këto kushte të vështira, e kuptojmë rëndësinë e çdo ore pune të investuar nga secili i punësuar në REK “Manastir”, për çka, siç tha ai, dua t’ju them një falënderim të madh.

“Në kushtet e krizës më të madhe energjetike, ne ndërmarrim masa në mënyrë të shpejtuar dhe me kohë për të zbutur rritjen enorme të çmimit të energjisë elektrike, e me këtë edhe të çmimit të ushqimit. Për të gjitha këto, është kyç prodhimi vendor i energjisë elektrike. Këto masa kundër krizës, kjo energji elektrike që në mënyrë të subvencionuar ua japim qytetarëve tanë dhe 98 për qind të ndërmarrjeve që punësojnë po aq të punësuar, nuk do të ishte e mundur pa prodhimin e energjisë elektrike në REK “Manastir”. Njëherësh e subvencionojmë rrymën për të gjitha amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël për 80 për qind, duke siguruar për pesë herë llogaritë e energjisë eklektrike më të lirë se çmimi real i tregut që do të kishim paguar nëse nuk do të ishte bërë kjo”, shtoi kryeministri.

Ai përkujtoi se me vendimet e reja të qeverisë të shpallura javën e kaluar, sigurohet rrymë më e lirë për 80 euro për megavat orë për kompanitë që prodhojnë produkte themelore ushqimore, me qëllim të stabilizimit të çmimeve të produkteve finale.

“Tashmë është bërë e ditur publikisht nga prodhuesit se me këtë vendim çmimet duhet të ulen për së paku 10 për qind. Nëntëdhjetë e pesë euro për megavat orë për shkollat publike fillore dhe të mesme, që do të jetë lartësia e çmimit të energjisë elektrike që ata do të mund ta përballojnë dhe do të mund të sigurojnë zhvillimin e papenguar të procesit arsimor në shtet. Po atë çmim të energjisë elektrike e sigurojmë edhe për kompanitë ujësjellëse me qëllim që të ketë furnizim të papenguar me ujë, ndërsa EMV është kompania që do të lidhë kontrata edhe me institucionet shëndetësore për të paaur realizim të papenguar të shërbimeve shëndetësore në shtet”, tha Kovaçevski.

Kryetari i Qeverisë dërgoi urime për fillimin e ndërtimit të përçuesit të energjisë termike nga REK “Manastir” në Manastir dhe për hapjen e minierës “Zhivojno”, ide që daton që nga viti 1982 kur u krijua grupi punues.

“Qëllimi ynë është të sigurojmë të ardhme të qëndrueshme për REK “Manastir”. Kemi plan, e kur në energjetikë flitet për plan, kjo do të thotë se ka plan për dhjetë vitet e ardhshme dhe plan të saktë me dinamikë mujore për pesë vjet. Me këtë rast dua të përmend se Qeveria është e fokusuar fuqishëm në investimet në sektorin energjetik, të cilat do të rrisin tranzicionin dhe pavarësinë energjetike. Ky është interesi ynë në të ardhmen”, thekson kryeministri.

Kovaçevski theksoi se transformimi i kombinatit në kapacitet për prodhimin e energjisë së pastër po lëvizë gradualisht, ndërsa EMV ka finalizuar edhe projekte të tjera për ndërtimin e centraleve fotovoltaike në REC “Manastir” me kapacitet ndërmjet 200 deri në 300 megavat.

“Vendet e punës e të gjithë punëtorëve tani dhe në të ardhmen me transformimin energjetik janë të sigurta. Mos i dëgjoni ata që thonë se dikush do ta mbyllë REK “Manastir”, se punëtorët do të mbeten pa punë. Asnjë punëtor nuk do të mbetet pa punë, përkundrazi RKE “Manastir” do të modernizohet, REK “Manastir” në të ardhmen duhet të punojë me karburante ekologjike, duhet të ketë burime të reja të energjisë dhe jo të punësojë vetëm profesionet ekzistuese por edhe të reja të inxhinierëve që vijnë për burime të ripërtërishme dhe të qëndrueshme të energjisë”, shtoi Kovaçevski.

Ai theksoi se kudo që shkon e thekson rolin e Manastirit, e REK “Manastir”, e të punësuarve të saj dhe të gjithë banorëve të Manastirit, në territorin e të cilëve ndodhet ky kapacitet më i madh industrial në shtet.

“Kemi miratuar Strategji të re për zhvillimin e energjetikës deri në vitin 2040, tërësisht të bazuar në Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane, e cila tashmë po zbatohet në vendin tonë. Përmes konceptit të Investimeve Strategjike, ne bisedojmë dhe negociojmë mbi një gigavat, në projekte për ndërtimin e centraleve fotovoltaike dhe centraleve të erës, me kompani të mëdha të njohura evropiane. E mbështesim Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane për ekonomi të qëndrueshme, që përfshin shndërrimin e sfidave klimatike dhe ekologjike në mundësi dhe përfitime për shtetin dhe për qytetarët. Realizohen projekte serioze investuese energjetike në gjithë shtetin, zhvillojmë projekte shtetërore për ndërtimin e hidrocentraleve fotovoltaike, me erë dhe hidrocentrale në pronësi shtetërore me qëllim të forcimit të pozicionit të elektroekonomisë shtetërore”, deklaroi Kovaçevski.

Ai i paralajmëroi projektet për ndërtimin e centraleve fotovoltaike përmes partneritetit publiko-privat me EMV në Osllomej, me kapacitet të instaluar prej 100 megavatë, ndërtimi i edhe një centrali diellor prej 10 megavatëve në osllomej gjatë vitit 2023, të parkut të erës “Virovi”, nga ana e kompanisë gjermane “Vi-Pi-Di”, që do të jetë centrali më i madh fotovoltaik në këtë pjesë të Evropës, si dhe të “STIPION” me kapacitet prej rreth 400 megavatë nga kompania e njohur franceze “Akio”.

“Para do kohë ka filluar punën termocentrali i ri diellor prej 17 megavatëve, investim që kjo Qeveri e ka siguruar, nga kompania sllovene “Gen-I”. Projekti i njërës prej kompanive më të mëdha greke “Mitilineos” është shpallur edhe investim strategjik për ndërtimin e termocentralit bashkëgjenerues për prodhimin e nxehtësisë dhe energjisë elektrike në Shkup me kapacitet të instaluar prej 150 megavat, që gjithashtu do të jetë para deputetëve për aprovim.  Në dy vitet e ardhshme duhet të lëshohen në përdorim të gjitha 130 megavat të elektrocentraleve fotovoltaike, me anë të premiumeve për të cilat janë nënshkruar marrëveshje në dy vitet e fundit. Për investitorët privatë janë dhënë autorizimet për ndërtimin e tre elektrocentraleve me erë me kapacitet të përgjithshëm të instaluar prej 11 megavat të investitorëve privatë. Parku i parë me erë “Bogosllovec” zyrtarisht duhet të fillojë me punë në fund të vitit të ardhshëm. Turbinat me erë tashmë kanë filluar të mbërrijnë atje, tha kryeministri, duke shtuar se nëse gjithçka shkon sipas asaj që është parashikuar në dokumentacion dhe kërkesat, më në fund do të kemi një investitor që do të mund të fillojë ndërtimin e projektit “Çebren”, pas 13 tenderave të dështuar.

Kryeministri paralajmëroi se në fillim të vitit 2023 pritet të fillojmë ndërtimin e interkonjektorit të gazit me Greqinë, me të cilin do të bashkohemi me gazsjellësin Transadriatik dhe do të marrim gaz nga Azerbajxhani.

“Kjo Qeveri investon si askush tjetër në industrinë e energjisë dhe në projekte që do të sjellin vetëm përfitime në periudhë afatmesme dhe afatgjate. Ne jemi të përkushtuar për tranzicionin energjetik të vendit, sepse e dimë se kjo është e ardhmja si për pavarësinë energjetike, ashtu edhe për mbrojtjen e mjedisit jetësor. Dhe për këtë arsye vetëm gjatë mandatit të Qeverisë sime ne kemi instaluar tashmë 27 megavat centrale fotovoltaike në shtet që është 11 megavat nga ajo që është bërë gjithsej për 11 vite gjatë mandatit të Qeverisë së Nikolla Gruevskit. Sistem i qëndrueshëm elektroenergjetik është synim prioritar dhe vendimtar për të pasur siguri në furnizimin me energji elektrike dhe investime të reja edhe në të ardhmen”, shtoi kryeministri.

Kovaçevski theksoi se Qeveria do ta shfrytëzojë krizën globale energjetike për ta shndërruar vendin në qendër të energjisë së gjelbër, që do të furnizojë edhe vendin edhe rajonin, por edhe më gjerë.

“Na pret një dimër i vështirë, por Qeveria jonë është zotuar se askush nuk do të mbetet vetëm për t’u përballuar me krizën dhe askush nuk do të duhet të zgjedhë mes ngrohjes dhe ushqimit. Siç e tejkaluamm koronën, do ta tejkalojmë edhe krizën energjetike. Siç ndërmorëm masa të suksesshme në fillim të vitit 2020, tani po zbatojmë strategjinë e njëjtë për të ndihmuar njerëzit dhe bizneset dhe për të siguruar që të gjithë së bashku do ta tejkalojmë krizën. Aftësia jonë për të tejkaluar krizën është e forcuar me marrëdhëniet tona me fqinjët tanë – NATO-n, BE-në, vendet e Ballkanit të Hapur. Arritëm të zhbllokojmë rrugën drejt Evropës, të hyjmë në NATO dhe të krijojmë Ballkan të Hapur që e vendos Maqedoninë e Veriut në pozicion krejtësisht të ndryshëm nga ai që ishte vetëm pesë vjet më parë”, tha Kovaçevski.

Ai për kujtoi se këtë javë ka qëndruar në Samitin e Procesit të Berlinit në Berlin, ku u nënshkruan disa marrëveshje të rëndësishme të lëvizshmërisë, të cilat do të na afrojnë me BE-në, por ajo që është më e rëndësishmja, do të lidhin rajonin dhe do të mundësojnë zhvillim të mëtejshëm.

“Aty biseduam edhe për të ardhmen evropiane të rajonit, por edhe për transformimin energjetik të Maqedonisë së Veriut dhe të gjithë Ballkanit Perëndimor. Nga Berlini mund të transmetoj vetëm mesazhe të mbështetjes. Dhe nga kryetarja e Komisionit Evropian Fon Der Lejen dhe nga kancelari Sholc. Bashkërisht konstatuam se Bashkimi Evropian, Evropa nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor dhe se kjo krizë energjetike dhe ne si shtet nuk do ta kalojmë vetë. Ne, dhe kjo sërish u theksua në Berlin, i përkasim BE-së, shtoi kryeministri.

Kovaçevski theksoi se kjo krizë na tregoi se Evropa nuk është vetëm e ardhmja jonë, ajo është edhe rrjeta jonë e sigurisë, partneri dhe hallka kryesore në përballjen me krizën, duke shtuar se të gjithë ata që mendojnë se Evropa është vetëm një nga opsionet, para së gjithash opozita, duhet “të zgjohen nga ëndrrat nostalgjike që i ëndërrojnë, e me të cilat do t’i lënë qytetarët më të varfër dhe më të izoluar”.

You may also like