Kovaçevski: Qeveria është e përkushtuar në krijimin e kushteve për një jetë më të mirë

by admin
Spread the love

Me përgjegjësi dhe me përkushtim dhe me vëmendje të plotë u përqendrova në formimin dhe harmonizimin e ekipit të ri që t’i përgatisim dhe zbatojmë përgjigjet më përkatëse të sfidave serioze që na presin, theksoi kryeministri Dimitar Kovaçevski në seancën e sotme tematike në të cilën pikë e vetme është shënimi i arritjeve të Qeverisë dhe të ministrive në 100 ditët e para të punës.

Kovaçevski i theksoi çështjet më të rëndësishme të bëra në këtë periudhë dhe potencoi se Qeveria aktuale mbetet në qëllimin e qartë – të sigurojë siguri dhe vazhdimësi në krijimin e kushteve për një jetë më të mirë, si dhe një të ardhme evropiane dhe prosperuese për qytetarët.

“Për këtë nevojitet qeverisje efikase, të ndershme dhe të përgjegjshme. Këto janë cilësitë që i kërkova nga të gjithë ministrat, që pranuan të jenë pjesë e ekipit, i cili së bashku synon t’u shërbejë interesave të të gjithë qytetarëve pa përjashtim”, tha Kovaçevski.
Qeveria e re, përkujtoi kryeministri, qartë i ka përcaktuar prioritetet për punë, është krijuar një program, përkujtoi, i cili është u ngrit në bazë të legjitimitetit të marrë në zgjedhjet në vitin 2000, duke inkorporuar përcaktimet programore të partnerit të ri të koalicionit Alternativës. Në mënyrë shtesë, theksoi Kovaçevski, në programin e kësaj Qeverie, janë përfshirë edhe qëllime të reja autentike, të nevojshme që dalin nga sfidat e reja.

Prioritet i parë kryesor, theksoi Kovaçevski, është përballja me krizën energjetike, që para së gjithash është krizë energjetike evropiane, ndërsa ndjehet edhe te ne, ndërsa mori dimensione shqetësuese shtesë me luftën në Ukrainë.

You may also like